Berisha: Të gjithë duhet të nisen nga vetja, kur luan për Kombëtaren duhet të japësh maksimumin

Kosova është mposhtur në miqësoren ndaj Jordanisë.

Dardanët kanë humbur në “Fadil Vokrri”, me rezultat të pastër, 0-2, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes është prononcuar edhe Valon Berisha, i cili u shpreh i dëshpëruar me rezultatin.

Do të donim të kishim një rezultat më pozitiv. Të gjithë duhet të nisen nga vetja, kur luan për Kombëtaren duhet të japësh maksimumin, edhe pse unë mendoj se e kemi dhënë maksimumin. Ata shënuan gol nga asgjë një devijim hyri gol, ne tentuam të ngjallemi të kthejmë rezultatin,. Por nuk hynte topi dhe në fund gabimet personale dhe shënuan sërish”.

Kosova të dielën zhvillon ndeshjen eliminatore për “Katar2022” kundër Greqisë si mysafir.

/Gazeta Olle/

Selmani: Në këtë ndeshje nuk patëm fat, duhet të punojmë sepse bashkë mund të arrijmë gjithçka

Prishtina fiton ndaj Bashkimit, vazhdon ngjitjen