Berisha: Super Prishtinë, faleminderit ‘Plisa’

Basketbollisti i skuadrës së Sigal Prishtinës Dardan Berisha në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Craiovas, duke thënë se kjo është Prishtina e vërtet.

“Nuk e kemi menduar që do të arrijmë të shënojmë fitore kaq të thellë. Ishte një ndeshje perfekte nga të gjithë lojtarët”.

“Dua të falënderoj edhe tifozët tanë Plisat të cilët nuk u ndalën për asnjë çast në këtë takim duke na përkrahur dhe padyshim pa ndihmën e tyre nuk do të kishim arritur qëllimeve tona”, deklaroi Berisha për ‘Gazetën olle’.