Berisha, sportisti i vitit në Komunën e Prishtinës

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, është përzgjedhur sportisti i vitit në Komunën e Prishtinës, pas suksesit të jashtëzakonshëm që e pati në vitin kalendarik 2015.

Ceremonia e më të mirëve të sportit të Komunës së Prishtinës, është mbajtur sonte në kryeqytet me fillim prej orës 19:00.