Suksesi i Besart Berishës në Australi ka shtyrë kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të shkruajë disa fjalë për sulmuesin nga Prishtina.
Besarti u bë kampion me Melbourne Victory, sukses ky që nuk ishte i pari për të, pasi titullin e kishte fituar edhe me Brisbane Roar.
“Një duartrokitje për Besart Berisha7, heroin e skuadrës kampione të Australisë”, shkroi Rama në ‘twitterin’ e tij.
Menjëherë pasoi përgjigjja nga ish-lojtari i Kombëtares shqiptare.
“Falënderoj Zotin i cili më dha shëndetin dhe më bëri të jem ambasador i vendit tim në kontinentin e largët të Australisë. Më erdhi shumë mirë që kryeministri ynë (Edi Rama), e ka vlerësuar veprën time. Shqipëri ju dua, mendjen e kam tek ju. Besart Berisha. Australi”, ishte mesazhi i Berishës, shkruan GazetaOlle.com.