Berisha shpëton me vërejtje

Temperamenti i tij i ka kushtuar sërish sulmuesit të Melbourne Victory, Besart Berisha megjithatë, ai këtë herë ka shpëtuar vetëm me një vërejtje nga Federata australiane e futbollit.

Pas ndeshjes së fundit kampionale me Sydney FC, ai kishte gjestikuluar ndaj tifozëve kundërshtar dhe kaq ka mjaftuar që ndaj tij të hapet një rast i ri.

Berisha kërkoi falje dhe duke e marr këtë fakt në konsideratë, drejtuesit e komisionit disiplinor të Federatës australiane të futbollit e kanë lënë që ai këtë herë të shpëtojë me një vërejtje.