Berisha shpëton Lazion, mbyllet baras (VIDEO)

Falë një paraqitje të shkëlqyeshme të Etrit Berishës, Lazio ka luajtur baras me Napolin në kuadër të Kupës së Italisë, 1:1. Kryeqytetasit avancuan në pjesën e parë 1:0 me Miroslav Klosen ndërsa shifrat në pjesën e dytë i barazoi Manolo Gabbiadini.

Napolitanët rrezikuan edhe disa herë deri në fund të ndeshjes, por Etrit Berisha me intervenime fantastike shpëtoi skuadrën e tij. Gjysmëfinalisti do të përcaktohet pas ndeshjes së kthimit.