Berisha shënoi dy gola e një asistim ndaj ish-skuadrës

Dy gola e një asistim ka regjistruar të shtunën sulmuesi kosovar, Besart Berisha.

Berisha që luajti në gjithë takimin te Western Unitedi, në kuadër të A-Leagues së Australisë, e fitoi derbin dramatik në udhëtim kundër Melbourne Victory, 4:3.

Sulmuesi kosovar asistoi në golin e barazimit 1:1 në minutën e 42-t të ndeshjes për mesfushorin Victor Sanchez.

Dy gola i shënoi në pjesën e dytë në periudhën kohore prej pesë minutash. Të parin e realizoi në minutën e 53-t për 1:2, ndërsa pesë minuta më vonë shënoi për epërsinë 1:3, e që ishte goli i pestë sezonal. Në të dyja shënimet u asistua nga mesfushori italian, Alessandro Diamanti.

Vendësit shënuan dy herë në minutat në vazhdim, por në sekondat e fundit të ndeshjes, Sanchez shënoi edhe një tjetër gol për fitoren 4:3.

Skuadra e Berishës, Western Unitedi, prej minutës së 64-t luajti me një futbollist më pak në fushë.

Mbrojtësi Tomislav Uskok u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Golashënuesi më i mirë në histori të A-Leagues australiane, Berisha, në të kaluarën ka luajtur te skuadra e Melbourne Victory. Western Unitedi është në pozitën e shtatë me 11 pikë, shtatë më pak se vendi i parë Central Coast Mariners që i ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.