Berisha prezanton fanellat e reja të Lazios

Në prag të finales së Kupës së Italisë, Lazio i ka prezantuar fanellat e reja me të cilat do të paraqitet edhe në përballjen kundër Juventusit.

Në pesëshen e futbollistëve që i kanë prezantuar ato, ka qenë edhe portieri shqiptar, Etrit Berisha. Me gardianin prishtinas, në foto shihen edhe Stefano Mauri, Felipe Anderson, Antonio Candreva dhe Federico Marchetti, shkruan GazetaOlle.com

Finalja ndërmjet Lazios dhe Juventusit, zhvillohet nesër (e mërkurë), me fillim prej orës 20:45 në “Olimpico”. Etrit Berisha do të jetë startues, por jo edhe Lorik Cana.