Etrit Berisha, portieri shqiptar i Lazios, është “gardiani” i dytë zëvendësues në sezonin aktual të Serisë A që pret një penallti. I pari është Eugenio Lamama i Genoas, i cili nga ana e tij e ka bërë këtë dy herë. Kështu shkruan portali italian Football-italia.net.
Etrit Berisha priti penalltinë e gjuajtur nga Mauro Icardi i Interit, vetëm një minutë pasi kishte në hyrë në lojë pas largimit me karton të kuq të Marchettit.
Ai u vlerësua e notën 7 nga Lalaziosiamonoi.it, e dyta më e mirë pas Parolos, 7.5. Lazio e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë dhe humbi 1:2 me Interin.
Kjo nuk është hera e parë që, Berisha pret një penallti. Etriti ka pritur edhe 11-metërshin e ekzekutuar nga Dyakov i bullgarëve të Ludogoretzit në Europa League (20 shkurt 2014), një penallti e shkaktuar nga Lorik Cana.
Berisha ka pritur penallti edhe me Shqipërinë, pikërisht në miqësoren 0-0 me Bjellorusinë, më 15 nëntor 2013, ndeshje e luajtur në Stamboll.
Portieri 26-vjeçar është aktivizuar me Lazion në 9 ndeshje këtë sezon në kampionat dhe 6 në Kupën e Italisë.
Ai e ka mbajtur portën të paprekur në katër ndeshje të Kupës dhe në pesë ndeshje në kampionat.
Interesant është fakti se, vetë Berisha është një gjuajtës i mirë penalltish. Ai ka realizuar tre gola për ish-skuadrën e tij suedeze, Kalmarin. (sportal.al)