Berisha: Përforcimet mbeten problem

Feronikeli është kampion vjeshtor në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra nga Drenasi ka nevojë për përforcime në afatin kalimtar të dimrit, sipas drejtorit të klubit Artan Berisha.

Ai thotë se në këtë afat është shumë vështirë që të transferohen lojtarë cilësor. “Shumica e futbollistëve janë me kontrata dhe është shumë problem që klubet ti lirojnë. Ne kemi nevojë që të përforcohemi më shumë në repartin e sulmit”, ka thënë në një prononcim për Gazetaolle.com, Artan Berisha. /Olle/