Berisha përballë Dempseyt (FOTO)


Ish-futbollsiti i skuadrë së Prishtinës, Drilon Berisha, i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të jetë pjesë e një turneu tejet të madh amerikan, në futboll i cili organizohet në Arizona.

Berisha do të jetë pjesë e skuadrës së Tucson, në turneun ‘Desert Diamond Cup’, ku do të marrin pjesë të gjitha ekipet e MLS League.

Vet Berisha në një prononcim për ‘Gazetën Olle’ e ka pranuar se do të jetë pjesë e këtij turneu të madh.

“Do të marrë pjesë në këtë turne pasi jam ftuar, më pas do të shohim”, u shpreh shkurtimisht Berisha.


Pas stërtivjes së parë me klubin e tij Berisha ka bërë edhe një foto me kundërshtarin e tij të parë ish-futbollistin e Tottenhamit, Clint Dempsey, që do të jetë pjesë e këtij turneu.

 

11004902_340472596142692_230162270_n