Berisha nuk dorëzohet

Sulmuesi kosovar Valmir Berisha shpreson që nga 12 ndeshjet e mbetura në kampionatin e Greqisë, të luajë të paktën një ndeshje me fanellën e Panathinaikosit.

Ai ka thënë se nuk do të dorëzohet asnjëherë. Berisha 18-vjeçar te skuadra greke u huazua nga Roma gjatë verës.

Ai në ekipin e Romës nuk arriti të depërtojë në ekipin e parë dhe te skuadra greke shkoi për të marrë përvojë, por nuk e ka regjistruar asnjë ndeshje deri më tash, transmeton koha.net.

 

“Kam menduar se nëse transferohem në Greqi do t’i kem gjasat më të mëdha për të luajtur dhe për të bërë përvojë. Unë nuk e kam ndërmend të dorëzohem, pasi jam i vendosur që t’i tregoj trajnerit se me padurim pres rastin tim për t’u dëshmuar”, është shprehur Berisha.