Berisha në tribunë në ndeshjen e Empolit, zbulohet arsyeja pse mbeti jashtë liste

Etrit Berisha kohët e fundit nuk ka qenë titullar në radhët e Empolit, duke i bërë vend të riut Kaprile në radhët e klubit italian. Por sot, në ndeshjen që kjo skuadër luante ndaj Monzës, emri i Berishës nuk ishte as në protokollin e sfidës, pasi portieri kishte përfunduar në tribunë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për një “divorc” mes palëve, ndonëse portieri i Kombëtares synon që të luajë rregullisht kudo që të jetë në mënyrë që të shkojë në formë optimale në Euro 2024.

Sipas tyre, Berisha ka ndjerë një shqetësim në gju në stërvitjen e fundit dhe për këtë arsye është lënë pushim për sfidën e sotme, të cilën e ka ndjekur nga tribuna duke mos qenë i gatshëm për të luajtur në sfidën e Serisë A. /Gazeta Olle/

Arbnor Muja luan 83 minuta në fitoren e thellë të Antwerpit

Al Hilali me shpenzime të çmendura, sauditët vendosin rekord të ri ndaj Realit e Barcelonës