Berisha mund të luajë me yllin e NBA-së (FOTO)

Basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha, do të ketë rastin që të luajë në një kombëtare me yllin e Washington Wizards, Marcin Gortat.

Dardani ka bërë të ditur ditë më parë se është ftuar nga zëvendës trajneri i kombëtares së Polonisë për t’iu bashkuar në kampin stërvitor për kampionatin EuroBasket 2015.

Mirëpo, Dardani nuk dëshiron të luajë për Poloninë nëse i humbet e drejta që të luajë për Kosovën. Ai tashmë ka bërë kërkesë në Federatën e Basketbollit të Kosovës që t’i mundësohet përsëri rikthimi në përfaqësuesen e Kosovës, në rast se shkon për të luajtur me Poloninë në EuroBasket.

“Duhet të marr një përgjigje të sigurt nga FBK-ja se a mund të luaj këtë vit për Poloninë dhe pastaj të kthehem përsëri në Kosovë”, ka thënë Berisha për Telegrafin.

Berisha ndjehet i entuziazmuar për mundësinë e rikthimit në kombëtaren polake, ku edhe do ketë rastin që të luajë me një ndër yjet e Washington Wizards, Marcin Gortat, si dhe gjigantin e Barcelonës, Maciej Lampe.

gortat