Berisha mund të kthehet në Kombëtaren polake

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha mund të rikthehet në Kombëtaren e Polonisë.

Kështu të paktën kanë shkruar mediat në Poloni. Vet lojtari nga Peja ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë risi në këtë drejtim. “Ende nuk më ka ftuar askush. Po pres që nëse pranohet Kosova dhe më jepet mundësia të zgjedh, do të luaj për Kosovën”, ka thënë Berisha për Kohën Ditore.