Berisha konfirmon interesimin nga A&N, por thotë se është në bisedime edhe me disa skuadra tjera

Një gjë është e sigurt, Ilir Berisha do të bëhet me skuadër të re në këtë afat kalimtar.

Ish-futbollisti i Feronikelit ka treguar në një bisedë me “Olle” që ka qenë në bisedime me A&N, por për momentin nuk ka asgjë konkrete, teksa vazhdojnë të mbesin në tavolinë edhe ofertat e klubeve të Superligës, por edhe ato nga Suedia.

“Është e vërtetë që kemi biseduar me A&N pasi me trajnerin Megzon Visoka njihemi që një kohë të gjatë, por për momentin nuk ka asgjë konkrete”.

“Jo vetëm A&N, por edhe me disa skuadra të tjera kryesisht nga Superliga jam në bisedime dhe gjatë ditëve të ardhshme do të vendosi se për cilën do të nënshkruajë”.

“Kam deklaruar edhe më parë që kam disa oferta nga Suedia, por besoj se do të mbetem në futbollin kosovar edhe për disa vite”, u shpreh 29-vjeçari për Gazeten Olle.

Mbrojtësi është lojtar i lirë tani e disa kohë, pasi ka pauzuar qysh prej ndarjes me Feronikelin./GazetaOlle/