Berisha, kësaj radhe vetëm shtyllë

Besart Berisha është i zhgënjyer, pasi që iu mohua një penallti në Kampionatin e Australisë në futboll.

Berisha me Melbourne Victory në udhëtim pësuan humbje me rezultat 1:0 nga Perth Glory.

Autor i golit ka qenë Castro në minutën e 74-të. Veçori e kësaj sfide ka qenë se në minutën e 42-të Berishës iu mohua një penalltia kur u pengua, pasi u tërheq për fanelle nga një futbollist kundërshtar.

Sulmuesi nga Kosova ishte i pafat në minutën e 65-të, kur gjuajti bukur, por topi qëlloi tërthorësen. Perth Glory tani është në vend të tetë me 10 pikë, kurse ekipi i Berishës në pozitën e katërt me 6 pikë më tepër.