Berisha kërkon titullin e katërt në Australi

Sulmuesi Besart Berisha është i gatshëm të ndihmojë skuadrën Melbourne Victory në mbrojtjen e titullit të kampionit në A-League.

Berisha 30-vjeçar, deri më tani ka fituar tre tituj kampioni në Australi dhe falë reduktimit të suspendimit në fillim të kësaj jave, ai do të jetë në gjendje të paraqitet në ndeshjen çerekfinale të plejofit, përcjell Koha Ditore.

Melbourne në çerekfinale do të përballet me ish-ekipin e Berishës, Brisbane Roar, në ndeshjen që do të zhvillohet të premten (sot, 11:35). Fituesi i kësaj ndeshje, do të kualifikohet në gjysmëfinale ku pastaj do ta kërkoj rastin për të luajtur në finalen e madhe, ku kosovari ka përvojë.

Berisha shihet si kërcënimi më i madh për Brisbanen, por trajneri John Aloisi është i bindur se mbrojtësit të tij, do të jenë në gjendje t’ia dalin mbanë me Berishën që nuk luajti në dy ndeshjet e fundit te Melbourne për shkak të suspendimit shkaku i kartonit të kuq. Fillimisht i suspendua me katër ndeshje, por më pas iu falën dy ndeshje dhe tash është i lirë të luajë..