Berisha: Juventus? Mund t’ia dalim

Etrit Berisha është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Lazios kundër Sampdorias, duke u shprehur optimist edhe për finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

“Ne e dëshmuam që jemi një skuadër e madhe, pasi që të marrësh tri pikë këtu nuk është aspak e lehtë. Finalja? Do të jetë e vështirë kundër Juventusit, por ne jemi optimist që mund të fitojmë”, deklaroi Berisha.

Paraqitja e tij kundër Sampdorias mbrëmë, u vlerësua me notën 6 nga analistët e futbollit italian. /Gazeta Olle