Bëhet fjalë për Besart Berishën, ish-reprezentuesi i Kosovës i cili është prezantuar me fanellën e re, shkruan Gazeta Olle.
Sulmuesi ka mbajtur një konferencën për media në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Berisha ka deklaruar fillimisht se ka marrë një mundësi shumë të mirë, duke falënderuar kryetarin e klubit.
“E falënderoj kryetarin, e krejt klubin që më ka dhënë mundësinë. Mendimi im është klubi ma i madh, gjithmonë e kam përcjell, kam pasur kontakte shumë. Jam i lumtur që kam ardhur, me tregu drejtë mezi po pres me fillu stërvitjet”, deklaroi Berisha.
Elita e futbollit kosovar po pasurohet gjithnjë e më shumë me emra të cilët kanë bujë të madhe në Evropë.
/Gazeta Olle/