Berisha: Ja si do ta kalojmë grupin

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, është shprehur optimist rreth shortit duke thënë që i njohin të gjithë kundërshtarët.

“Këta janë kundërshtarë që i kemi takuar edhe më herët. I njohim të gjithë kundërshtarët të cilët i kemi në grup. Mendoj që ekipin që e kemi, ne kemi shanse të mira edhe pse normalisht do të jetë vështirë, por mendoj që mund të ia dalim”, deklaroi ai për SuperSport.

“I njohim kundërshtarët dhe e dimë se si luajnë. Do ta jap maksimumin që të arrijë të ndihmojë kombëtaren për të pasur rezultate pozitive. Nëse luajmë si ekip siç kemi luajtur deri tani nuk do të jetë problem”, shtoi Berisha për Supersport. /Olle