Berisha i shënon Rusisë

Suedia U-19 është mundur nga Rusia me rezultat 3:1 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Golin e parë në ndeshje për suedezët e shënoi Valmir Berisha në minutën e 29-të. Për Suedinë nga minuta e parë luajtën edhe kosovarët Gentrit Çitaku dhe Shkëlqim Krasniqi. Pas ndeshjeve të treta në grup, Suedia ndodhet e fundit me vetëm një pikë.