Berisha i jashtëzakonshëm, futet në fushë dhe shuton gjuajtjen e lirë për të shënuar një gol fantastik (Video)

Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha ka shënuar një supergol nga rreth 30 metra, në një goditje e lirë, e cila erdhi vetëm 23 sekonda pas inkuadrimit në lojë.  

RB Salzburg ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Klagenfurt në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Superligën e Austrisë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Karim Adeyemi (3’), Berisha (70’) dhe Rasmus Kristensen (88’) për vendasit, ndërsa Alex Timossi Andersson (14’) për mysafirët.

Megjithatë, lajmi është i gjithi tek goli i reprezentuesit shqiptar të Gjermanisë, Mërgim Berisha.

Berisha arriti të shënojë një supergol vetëm 23 sekonda pasi u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.

Djaloshi nga Kosova shënoi nga një gjuajtje e lirë nga rreth 30 metra.

Pretendentët për titull përballen me skuadrat e inkuadruara në elitë, këto janë dy takimet e sotme në Superligë

Broja nuk luan as ndaj Manchesterit, trajneri zbulon arsyen pse shqiptari nuk u ftua fare