Berisha: E merituam fitoren

Trajneri i Prishtinës, Fadil Berisha, i është gëzuar fitores së tretë të ekipit të tij.

Pas ndeshjes ai tha se arritën fitore me plotë meritë.

“E fituam ndeshjen e tretë me plot meritë falë angazhimit maksimal të futbollistëve. Ne do të mundohemi ta vazhdojmë këtë seri sa më gjatë të mundemi”, u shpreh Berisha/Olle.