Berisha e mbyll me dy gola

Besart Berisha nuk vonon shumë dhe i kthehet golit. Sulmuesi kosovar realizoi dy herë në fitoren e Melbourne Victory 3:0 në udhëtim ndaj Western Sydney Wanderers.

Berisha realizoi në minutën 26 për 0:1. Golin e dytë e gjeti në minutën 82.

Melbourne merr kryesimin në Ligën e Australisë me 37 pikë, po aq sa ka edhe Perth. (Gazeta Olle)