Berisha e konsideron si të veçantë ndjenjën për të luajtur me Gjermaninë

Mërgim Berisha ka bërë ëndrrën e tij realitet, duke luajtur për Gjermaninë.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova ishte ftuar disa herë nga vendi ynë, por ai ishte i qartë, donte ta priste Gjermaninë.

Ai luajti në ndeshjen miqësore ndaj Perusë, ku Gjermania fitoi me rezultat të pastër 2-0.

Berisha u inkuadrua në këtë ndeshje në minutën e 75-të, duke qëndruar për 15 minuta në fushë.

24-vjeçari pas ndeshjes është shprehur shumë i lumtur me debutimin, duke e cilësuar si të veçantë ndjenjën për të luajtur me Gjermaninë.

“Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajnerin. Është e veçantë të luash për Gjermaninë”.

“E kam shijuar, ka qenë e veçantë pasi gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj për Gjermaninë. Jam falënderues për ato minuta që pata”, tha Berisha pas ndeshjes. /Gazeta Olle/ 

Poloni – Shqipëri, gjithçka që duhet të dini për ndeshjen e parë të kuqezinjve

Shqipëria U19 befasohet nga Malta