Berisha dhe Zeneli nuk shpëtojnë Reimsin nga humbja, Celina luan nga fillimi në humbjen e Dijonit

Valon Berisha dhe Arbër Zeneli nuk kanë arritur ta shpëtojnë Reimsin nga humbja sot në kuadër të kampionatit elitar francez, Liga 1.

Në “Stade Municipal Saint-Symphonen”, Metzi arriti të regjistrojë fitore ndaj Reimsit me rezultat të ngushtë, 2:1.

Berisha dhe Zeneli startuan nga minuta e parë në këtë ndeshje, por pa lënë ndonjë gjurmë sot.

Berisha luajti 90 minuta, kurse Zeneli vetëm 68 minuta në këtë ndeshje jo të mirë të Reimsit.

Humbje sot pësoi edhe Dijoni, aty ku aktivizohet fantazisti i Kosovës, Bersant Celina.