Berisha asiston për golin e fitores së LASK-ut

Asistimi i mesfushorit të Kosovës, Valon Berisha, ka qenë vendimtar në fitoren që LASK-u e arriti të mërkurën mbrëma në kampionatin austriak.

Berisha dhe LASK-u fituan në udhëtim te Hartbergu i Donis Avdijajt me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 28-të të Bundesligës së Austrisë.

LASK-u është i treti në tabelën e grupit të skuadrave që po luftojnë për titull kampioni.

Hamiti beson se Prishtina do ta fitojë Kupën e Kosovës përsëri

Paraqitje e jashtëzakonshme nga Alonzo Verge JR, Ylli mposhtë Pejën