Berisha, Abazi dhe Jashanica rinovojnë me Skënderbeun

Për kosovarët e Skënderbeut sot ka qenë festë e dyfishtë, pasi që përpos titullit kampion të Shqipërisë, tre prej tyre fituan edhe rinovimet me klubin që po sundon tash e pesë vjet në Superiore.

Bernard Berisha ka rinovuar për një vit ndërsa Leonit Abazi dhe Bajram Jashanica kanë bërë rinovime dy-vjeçare, derisa lajmin e konfirmoi ndërmjetësuesi i këtyre nënshkrimeve, menaxheri Hashim Vitia.

“Jam shumë i lumtur unë dhe djemtë për vazhdimin e kontratave me Skënderbeun. Besojmë fuqishëm edhe në suksesin në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Vitia për GazetaOlle.com.

Lidhur me suksesin e pestë radhazi dhe me kontributin e kosovarëve për të, gazeta intervistoi edhe presidentin e klubit, Ardian Takaj.

“Ishte një titull shumë i vështirë, pasi që ishte i pesti me radhë. Mund të them që ky ishte kampionati më i bukur që e kemi fituar në këto pesë vite, pasi që deri në fund nuk dihej fituesi. Jam i lumtur që edhe kosovarët e kanë dhënë ndihmën e tyre për këtë sukses. Bernard Berisha ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme, Liridon Latifi është ambientuar shpejtë, ashtu sikurse edhe Bajram Jashanica dhe Leonit Abazi”, deklaroi Takaj për GazetaOlle.com.

Skënderbeu në këtë mënyrë e ka shkruar historinë në futbollin shqiptar, pasi që deri më tani askush nuk ka arritur që të bëjë një sundim 5-vjeçar.

11124803_10153454975108641_352378599_n
Presidenti Ardian Takaj dhe Bernard Berisha

11267616_10153454937368641_145578134_n
Presidenti Ardian Takaj dhe Bajram Jashanica

11281751_10153454953718641_1961931975_n
Presidenti Ardian Takaj dhe Leonit Abazi

11350161_10153454976018641_270339139_n
Menaxheri Hashim Vitia (majtas) dhe tre futbollistët