Bërbatovci: Sezon i keq, por e kalova lëndimin dhe dua të luaj

Ky sezon ka qenë për tu harruar për Florim Bërbatovcin, që assesi nuk e gjeti veten as te Prishtina e Bylbyl Sokolit e as te kjo e Ramiz Krasniqit.

Sulmuesi e di që po kalon nëpër një sezon të vështirë dhe për një gjë të tillë ai e fajëson lëndimin.

“E kam pasur një sezon të keq për shkak të një lëndimi, i cili më ka pamundësuar që të jem në nivelin më të lart. Mirëpo, besoj që forma do të më kthehet ngadalë dhe për këtë dua të luaj më shumë”, deklaroi Bërbatovci për Gazetaolle.com.

Ai është aktivizuar si startues në vetëm dy raste këtë edicion.