Kosova e vlerëson lart Serbinë

Më një entuziazëm të madh dhe më shpresën se do të përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme, përfaqësuesja e Kosovës në hendboll U19, në konkurrencën e femrave, ka nisur përgatitjet për turneun kualifikues për Europianin 2015 që mbahet në muajin gusht në Spanjë.

Përzgjedhësi Florent Beqiri sot në orën 13:00, e mbajti grumbullimin e parë për të nisur përgatitjet për këtë turneun kualifikues.

I pari i përfaqësues sonë, i tha ‘KosovaPress-it’ se është i privilegjuar që do ta drejtoj skuadrën tonë në një turne të këtij niveli të madh. Përfaqësuesja jonë për një javë do të përgatitet në Palestrën “Shani Nushi”, në Gjakovë. “Përgatitjet që do t’i zhvillojmë këtu një javë apo dhjetë ditë, kuptohet se nuk mjaftojnë për këto kualifikime kur e dimë se në këtë grup janë disa ekipe shumë të forta shtetërore si: Serbia, Sllovakia dhe Rumania, por në anën tjetër e dimë se Serbia e ka traditë hendbollin, ku vite më radhës tregojnë rezultatet të mjaftueshme në kupat e Europës si me klube dhe si me shtet”, tha Beqiri.