Benzema vendimtar në fitoren e Real Madridit

Real Madridi ka fituar ndaj Alaves si mysafir me rezultat 4-1, në kuadër të javës së parë në La Liga.

Mbretërit që kanë bërë pak ndryshime në skuadër nuk ishin shumë të rrezikshëm në pjesën e parë, ku rrjetat heshtën.

Me fillimin e pjesës së dytë, Real Madridi gjeti epërsinë, duke shënuar në minutën e 48-të me Karim Benzema.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Nacho u gjend mirë pak para porte duke shënuar për  2-0.

 

Në minutën e 62-të u mbyll dilema e fituesit, kur Benzema shënoi për 3-0.

Alaves tentoi të hap ndeshjen kur Joselu shënoi nga pika e bardhë për 3-1.

Krejt pa u mbyllur ndeshja në fund shënoi edhe Vinicius për 4-1.

Mbretërit kanë tani tri pikë pas ndeshjes së parë.

Kampioni Muhamet Ramadani niset drejt Nairobit të Kenisë

Manaj shënon gol spektakolar në stërvitje, Barcelona shpërndan videon