Benzema tjetër nivel, Reali rikthehet te fitoret në La Liga

Real Madridi ka fituar pa shumë vështirësi ndaj Valencias me rezultat 4-1 në derbin e javës së 20-të në La Liga.

Ekipi i Carlo Ancelottit i është kthyer fitores në kampionat, pasi pas humbjes nga Getafe ka triumfuar në shtëpi ndaj Valencias duke rritur epërsinë me ndjekësit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Los Blancos, por edhe përkundër rasteve të shumta, vetëm një herë arritën ta tundin rrjetën.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 44-të dhe ishte Karim Benzema, i cili shënoi nga penalltia për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, Reali vazhdoi me lojë më të mirë dhe raste më të shumta, duke shënuar edhe tri gola, ndërsa Valencia tundi rrjetën një herë.

Vinicius Junior u përkujdes në minutën e 52-të të shënojë për 2-0, ndërsa braziliani ishte vendimtar edhe në minutën e 61-të duke shënuar për 3-0.

Valencia golin e vetëm e gjeti në minutën e 76-të me anë të Goncalo Guedes, i cili humbi penalltinë, por nga topi i kthyer shënoi për 3-1, ndërsa Benzema (89’) u përkujdes për rezultatin përfundimtar 4-1.

Me këtë fitore, Real Madridi e sheh vetëm në pozitën e parë me 49 pikë, ndërsa Valencia renditet e nëntë me 28 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Los Blancos luajnë në shtëpi ndaj Elches, ndërsa Los Che e presin Sevillan.

Migjen Basha tregon ambicet e tij: Një ditë dua ta drejtojë Kombëtaren

Heat befasojnë Phoenixin, rezultat e mbrëmjes në NBA