Benzema te Arsenali për 40 milionë euro?

E ardhmja e Karim Benzemas mund të jetë Premierliga. Sipas asaj që shkruan “Fichajes.com”, sulmuesi francez ka gjasa reale që të transferohet te klubi i Arsenalit.

“Gunners” kanë bërë 40 milionë euro për të fituar shërbimet e “9”-shit të Realit, shifër e cila pritet ta bindë klubin nga “Santiago Bernabeu” për ta dhënë dritën e gjelbër për largimin e francezit.

Muaji i ardhshëm do të jetë vendimtar për të ardhmen e Karim Benzemas. /Gazeta Olle