Benzema me deklaratë interesante për asistimin që ia bëri Ronaldos

“Të bësh një asist me thembër është si të bësh një gol”, kjo është deklarata e Karim Benzemas, dhënë Marcas, pas asistimit që bëri për Ronaldon në ndeshjen e El Clasicos me Barcelonën.

Francezi ka dhënë një intervistë të gjerë ku flet edhe për synimet e tanishme me Realin. “Ne ende besojmë se do të fitojmë La Ligan dhe Championsin. Shpresat nuk janë humbur. Do të vazhdojmë të mendojmë për të dyjat”, shtoi ai.

Reali është katër pikë larg Barcelonës në La Liga. (Gazeta Olle)