Benzema i emocionuar flet pasi fitoi ‘Topin e Artë’: Si fëmijë e kam ëndërruar këtë moment dhe pastaj e gjeta motivimin për të ardhur këtu

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, bëhet francezi i pestë që merr Topin e Artë pas Raymond Kopa, Michel Platini (tri herë), Jean Pierre Papin dhe Zinedine Zidane.

“Jam shumë krenar. Më kujtohet kur isha fëmijë, për mua ishte një ëndërr. E kam pasur gjithmonë në kokë. Më pas gjeta motivimin”, – tha Benzema sapo mori çmimin nga Zinedine Zidane.

“Kam pasur modele të mira në jetën time: Zizou, Ronaldo… Është rezultat punës së madhe, stërvitjes, përpjekjes… Por mbi të gjitha është ndjekja e një ëndrre që e kisha në kokë që kur isha fëmijë. Gjithçka është e mundur, për mua ka qenë shumë e vështirë”.

Rruga drejt majave të futbollit nuk ka qenë e lehtë për Benzemanë. Fillimet e tij në qendrën “Tola Vologe”, kompleksi prestigjioz sportiv i akademisë së të rinjve të Lionit, debutimi me ekipin e parë në kohë rekord. Në vitin 2004, me gjeneratën e famshme të ’87-ës që përfshinte emra të tillë si Nasri, Ben Arfa apo Ménez, ai fitoi Kampionatin Evropian për U-17, por nuk mori kurrë vlerësimin që meritonte, pasi nuk u konsiderua si lojtari më i mirë i atij brezi madhështor.

“Kishte një periudhë kur nuk isha në ekipin kombëtar, por vazhdova të punoja me ëndrrën në mendje: të luaja futboll sa më mirë dhe të përpiqesha të fitoja këtë trofe. Jam krenar për trajektoren time. Është hera e parë që e marr këtë trofe. Jam shumë i lumtur dhe sigurisht që do të vazhdoj të punoj”, tha sulmuesi ndërsa ishte në skenë.

Në vitin 2009, Florentino Pérez udhëtoi personalisht në shtëpinë e tij për të nënshkruar me të për 35 milionë euro. Një shumë e papërfillshme në futbollin e sotëm, por ishte një goditje në atë kohë. Benzema nuk hezitoi asnjë moment. Ëndrra e tij ishte të luante për Realin e Madridit.

Në 13 vjeç, ish-sulmuesi i Lyon është shfaqur si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit (pas CR7). Ka fituar pesë Champions, katër La Liga e shumë trofe të tjerë me klubin më të madh në botë.

“Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve si te Reali i Madridit ashtu edhe në kombëtaren franceze, trajnerit tim, presidentit tim të madh, i cili për mua është një anëtar i familjes sime, sepse një ditë më dha mundësinë të luaja dhe të nënshkruaja për Madridin dhe që nga ajo ditë ka qenë gjithmonë pranë meje, më ka mbështetur dhe më ka besuar. Ju keni gjithë respektin tim. Dua të falënderoj akademinë e Lyonit, pa të nuk do të isha këtu, dhe familjen time. Është një çmim individual, por gjithsesi për mua është çmim kolektiv”, – përfundoi Benzema.

 

Renditja e Topit të Artë 2022:

  1. Karim Benzema (FRA, 34 vjeç; Real Madrid)
  2. Sadio Mané (SEN, 30 vjeç; 0Liverpool/Bayern Munich)
  3. Kevin De Bruyne (BEL, 31 vjeç; Manchester City)
  4. Robert Leëandoëski (POL, 33 vjeç; Bayern Munich/FC Barcelona)
  5. Mohamed Salah (EGY, 30 vjeç; Liverpool)
  6. Kylian Mbappé (FRA, 23 vjeç; Paris-SG)
  7. Thibaut Courtois (BEL, 30 vjeç; Real Madrid)
  8. Vinicius Jr (BRÉ, 22 vjeç; Real Madrid)
  9. Luka Modric (CRO, 36 vjeç; Real Madrid)
  10. Erling Haaland (NOR, 22 vjeç; Borussia Dortmund/Manchester City)
  11. Heung-min Son (CDS, 30 vjeç; Tottenham)
  12. Riyad Mahrez (ALG, 31 vjeç; Manchester City)
  13. Sébastien Haller (CIV, 28 vjeç; Ajax Amsterdam / Borussia Dortmund)
  14. Rafael Leao (POR, 23 vjeç; AC Milan)
  15. Fabinho (BRÉ, 28 vjeç; Liverpool)
  16. Virgil van Dijk (HOL, 31 vjeç; Liverpool)
  17. Casemiro (BRÉ, 30 vjeç; Real Madrid/Manchester United)
  18. Dushan Vlahovic (SER, 22 vjeç; Fiorentina/Juventus Torino)
  19. Luis Diaz (COL, 25 vjeç; Porto/Liverpool)
  20. Cristiano Ronaldo (POR, 37 vjeç; Juventus/Manchester United)
  21. Harry Kane (ANG, 29 vjeç; Tottenham)
  22. Bernardo Silva (POR, 28 vjeç; Manchester City)
  23. Trent Alexander-Arnold (ANG, 23 vjeç; Liverpool)
  24. Phil Foden (ANG, 22 vjeç; Manchester City)
  25. Darëin Nunez (URU, 23 vjeç; Benfica/Liverpool)
  26. Christopher Nkunku (FRA, 24 vjeç; RB Leipzig)
  27. Joao Cancelo (POR, 28 vjeç; Manchester City)
  28. Antonio Rüdiger (ALL, 29 vjeç; Chelsea/Real Madrid)
  29. Mike Maignan (FRA, 27 vjeç; AC Milan)
  30. Joshua Kimmich (ALL, 27 vjeç; Bayern Munich)

Pritjes së gjatë i erdhi fundi, Karim Benzema është fitues i ‘Topit të Artë’

Po shkëlqen në Londër, PSG hidhet në sulm për talentin e Arsenalit