Benzema drejt Francës

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mund të transferohet në Paris Saint-Germain, gjatë afatit kalimtar të verës.
Paris Saint-Germain është në ofanzivë për të përforcuar ekipin për sezonin e ri, duke marrë parasysh se Edinson Cavani dhe Ezequiel Lavezzi priten të largohen nga klubi.

Dhe, sipas mediave spanjolle, objektivi kryesor i gjigantit francez është transferimi i sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Reprezentuesi francez ka kontratë me Los Blancos deri në verën e vitit 2019, por mund të largohet nga Santiago Bernabeu në rast të ardhjes së yllit të Liverpoolit, Raheem Sterling.