Real Madridi do ta transferojë një sulmues gjatë afatit kalimtar të verës dhe kërkesa kryesore e trajnerit Rafa Benitez është sulmuesi i Aston Villas, Christian Benteke.
Sipas “Daily Mail”, tashmë është arritur marrëveshja për kalimin e Bentekes te Reali, për një shumë prej 45 milionë eurosh.
Zyrtarizimi mund të bëhet pas konfirmimit të Benitezit si trajner i Realit, gjë që pritet të ndodhë javën e ardhshme. /Gazeta Olle