Benjamin Mendy akuzohet për përdhunimin e shtatë, shtyhet gjyqi i tij

Benjamin Mendy u akuzua për përdhunimin e shtatë nga gjykata në të cilën ai u thirr të paraqitej mëngjesin e kësaj të mërkure, në Chester, para fillimit të gjyqit të tij , i planifikuar fillimisht të fillonte më 24 janar 2022.

Gjyqi në fjalë u shty përfundimisht për një kohë të pacaktuar , dhe duhet të zhvillohet në rastin më të mirë më 27 qershor 2022. Por mund të ndodhë edhe më 1 gusht. Të dy opsionet u ruajtën.

Tashmë janë pesë ankues të njohur. Një seancë e re paraprake është caktuar për datën 7 janar ku mund të shqyrtohet sërish çështja e lirimit me kusht.

I burgosur që nga 27 gushti në një burg privat, që ndodhet në veri të Liverpool-it, për shkelje të kushteve të lirimit me kusht, kampioni i botës 2018 deri më tani është paditur për gjashtë përdhunime dhe një sulm seksual. Veprat me të cilat ai akuzohet thuhet se janë kryer në periudhën tetor 2020 dhe gusht 2021.

Emra të njohur të futbollit do të përballen në finalen e madhe

Tensione të mëdha te PSG