Benjamin Kololli largohet nga futbolli evropian, do të nënshkruajë me ekipin aziatik

Benjamin Kololli do të largohet nga futbolli zviceran, por edhe ai evropian.

Reprezentuesi kosovar gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në Zvicër, por tani ka pranuar një aventurë krejtësisht jashtë kontinentit të Evropës.

Mediumi i njohur ‘4-4-2’ ka raportuar se Kololli karrierën do ta vazhdoj në Japoni, ku ka arritur tanimë marrëveshje me skuadrën japoneze Shimizu S-Pulse që bën gara në J-League.

29-vjeçari do të nënshkruajë kontratë për dy vite e gjysmë me skuadrën japoneze.

Skuadra e re e Kololli ndodhet në elitën e futbollit japan dhe aktualisht zë vendin e 12-të në kampionat.

Kololli më parë ka bërë karrierë edhe te Laussane, Young Boys Bern e së fundmi në Zurich, ku u largua nga kjo skuadër si futbollist i lirë. /Gazeta Olle/

Lilaj dhe Zyba lirohen nga spitali, klubi nuk njofton kohëzgjatjen e mungesës

Edicioni i ri në Premier League me tifozë, por duhet të plotësohen dy kushte