Benitez, zëvendësues i Ancelottit?

Eliminimi i Real Madridit nga Liga e Kampionëve ka bërë që Carlo Ancelotti mos ta ketë të ardhmen e sigurt në krye të skuadrës madriliene.

Siç raportojnë mediat spanjolle, një alternativë e bujshme për zëvendësimin e Ancelottit është Rafa Benitez, i cili është pranë largimit nga Napoli.

Spanjolli do ta mirëpriste një ofertë të Realit në këtë kohë krize me napolitanët, e mbetet të shihet nëse ajo do të niset drejt Italisë apo jo. /Gazeta Olle