Benitez lavdëron Interin, ndërsa të tijët…

Rafa Benitez lavdëroi Interin për rikthimin, por pranoi se ekipi i tij u ndal pasi rezultati shkoi në 2:0.

Ky rezultat nuk I bënë edhe shumë mirë Napolit, pasi që nëse Lazio sot mund Fiorentina, atëhërë do të jenë me pikë të barabarta me Napolin në vendin e tretë.

“Ne kemi luajtur një lojë të madhe deri sa rezultati shkoi 2:0 . Interi ka lojtarë të mëdhenj që mund të bëjë dallimin:, ka thënë Benitez për ‘Mediaset Premium’, transmeton ‘Gazeta olle’.

“Ekipi dha gjithçka në fushë. Intensiteti i futbollit ishte ai që ne duam ta shohim në lojërat e ardhshme.  Ne patëm ndeshjen në dorë dhe ka krijuar kaq shumë shanse, por nuk i realizuam.  Ne duhet t’i japin merita edhe Inter, pasi ata nuk kishin se çfarë të humbinin dhe luajtën mirë pasi nxorën diçka nga kjo”.