Benitez konfirmon largimin nga Napoli

Trajneri i Napolit, Rafa Benitez, e ka konfirmuar largimin e tij nga “San Paolo”, duke thënë që sfida ndaj Lazios do të jetë e fundit për të si trajner i napolitanëve.

“Siç e dini, unë kam kontratë dy-vjeçare, e cila përfundon pas ndeshjes ndaj Lazios. Unë dua ta falënderoj klubin, presidentin dhe qytetin, por cikli im me Napolin përfundon këtu. Dua t’i them lamtumirë Napolit me një fitore dhe kualifikim në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Benitez në konferencën për shtyp.

Napol-Lazio zhvillohet të dielën me fillim prej orës 20:45, në “San Paolo”. /Gazeta Olle