Benitez drejt Premierligës?

Rafael Benitez, ish-trajner i Liverpoolit,  thuhet se në fund të sezonit mund të largohet nga Napoli dhe t’i bashkohet ekipit të Manchester Cityt.

Pas humbjes së Napolit 2-0 nga Hellas Veron, ndeshje e cila më vonë rezultoi si një hapë pozitiv për Lazion që të dal në vend të tret, vend i cili dërgon më pas në Ligën e Kampionëve.

Thuhet se trajneri Benitez ka reaguar ashpër në dhomat e veshjes dhe kështu presidenti i klubit italian Aurelio De Laurentiis është duke rishqyrtuar të ardhmen e trajnerit spanjolli tek Napoli.

Me këtë rast Manchester City është një nga ekipet pretendente që Benitez të drejtojë në sezonin e ri shkruan ‘La Gazzetta dello Sport’.