Benfica shkatërron Club Bruggen dhe kalon tutje në Ligën e Kampionëve

Benfica`s Rafa Silva (R) fights for the ball with Club Brugge`s T. Buchanan during their UEFA Champions League second leg soccer match held at Luz Stadium in Lisbon, Portugal, 07 March 2023. ANTÓNIO COTRIM/LUSA

Benfica nuk ka pasur ndonjë vështirësi përballë Club Brugge (5-1) në Estadio da Luz në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra portugeze regjistroi fitore komode (2-0) në ndeshjen e parë si mysafir i ekipit belg në Jan Breydel Stadium dhe pas sfidës në Lisbonë, kualifikohet në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 7-1.

Rafa Silva e hapi serinë e golave (38’), ndërsa Goncalo Ramos (45’+2) e vendosi rezultatin e pjesës së parë.

Ramos realizoi sërish në fraksionin e dytë (57’) pas asistimit nga Alejandro Grimaldo. Vendasit nuk u ndalën me kaq, ata shënuan një tjetër gol në minutën e 71-të. Joao Mario e konvertoi në gol një penallti.

Ndërsa futbollisti që e zëvendësoi atë, David Neres, e shënoi golin e pestë vetëm tri minuta pasi hyri në lojë (77’).

Një gol nderi për skuadrën belge e shënoi Bjorn Meijer në minutën e 87-të të takimit.

Triumfi i Benficas në ndeshjen kthyese e vulosur kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, derisa Club Brugge u eliminua në fazën e të tetës së finales.

Modric drejt transferimit te Al Nassr për tu bashkuar me CR7

Gjithmonë të rregullt, Ferizaj ekzekuton pagat e muajit shkurt