Benatia te Juve për 22 milionë euro?

Ish-mbrojtësi i Romës, Mehdi Benatia, duket që përsëri do të rikthehet për të luajtur në kampionatin italian, por jo më te klubi kryeqytetas.

Sipas “Corriere dello Sport”, Juventusi është shumë i interesuar për mbrojtësin e Bayernit të Munichut, të cilin e sheh si të denjë për formacionin bardhezi pasi që Leonardo Bonucci është pranë transferimit te Real Madridi.

Bayerni ia ka vendosur çmimin Benatias dhe ai kushton 22 milionë euro, të cilat nuk janë shumë për këtë Juventus kaq të fuqishëm financiarisht pas një sezoni fantastik. /Olle