Real Madridi ka fituar me shuam mund në udhëtim te Celta Vigo në kuadër të javës së tretë në La Liga, me rezultat 1-0.
Pas vetëm tre minutash lojë, vendasit menduan se kishin kaluar në epërsi me golin e Larsen, por që VAR-i e anuloi atë për ndërhyrje të palejueshme në portierin Kepa Arrizabalaga.
Në minutën e 18-të, Real Madridi mori lajmin e hidhur, pasi Vinicius Junior pësoi lëndim, dhe u detyrua ta lëshonte fushën, ndërsa në vend të tij u fut Joselu.
45 minutat e dytë ishin edhe më dramatik, pasi pati një penallti të humbur, ndërsa u shënua goli i fitores nga madrilenët.
Ishte minuta e 68-të e takimit, kur Rodrygo fitoi penallti, por dështoi ta mposhte portieri e Cletas, që bëri pritje bravuroze.
Heroi i Real Madridit edhe në këtë ndeshje ishte Jude Bellingham, që realizoi në minuan e 81-të, ndërsa Joselu ishte asistuesi.
Pas javës së tretë, Los Blancos vazhdojnë të jenë lider me nëntë pikë, ndërsa në xhiron e katërt do të kenë punë me Getafen.