Bellingham befason të gjithë me vendimin e tij të ri

Jude Bellingham do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës. 19-vjeçari i Borussia Dortmund ka admirues të shumtë. Carlo Ancelotti e do te Reali, ndërkohë që klubet e mëdha angleze duan ta rikthejnë në Premier League.

Mesfushori i talentuar, i cili po luan sezonin e tretë në “Signal Iduna Park”, ka kontratë deri në vitin 2025 me verdhezinjtë gjermanë. Bellingham vlerësohet rreth 120 milionë euro.

Por, drejtuesit e Dortmundit kërkojnë edhe 50 milionë euro më shumë për ta lënë të lirë.

Gjithsesi, shtypi gjerman shkruan se anglezi ka pranuar të qëndrojë edhe një vit në skuadër nëse nuk vjen oferta e duhur.

Theu hundën në ndeshjen ndaj Prishtinës, Ergon Hyseni: Jam mirë, Endrit Krasniqi më kërkoi falje për dëmtimin – do kthehem shpejt

Muja flet pas lëndimit që pësoi ditë më parë, tregon kur do të rikthehet