Belgjika s’e fton Januzajn

Adnan Januzaj nuk është ftuar nga selektori i Belgjikës, Marc Wilmots, për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2016 kundër Qipros dhe Izraelit.

Wilmots ka theksuar se konkurrenca e fortë në mesfushë e detyroi atë që të mos e ftojë Januzajn, transmeton lajmi.net

“Nuk kam dyshime për kualitetet e tij, por kam fare pak mundësi ta shoh, për të që të shfaq kualitetet”, deklaroi Wilmots në konferencë për shtyp.

“Në atë pozitë, kemi konkurrencë të fortë dhe thjesht më duhet të them se ai nuk është duke luajtur mjaft për momentin”, u shpreh ai.

 

Ekipi:

 

Portierët: Thibaut Courtois (Chelsea), Simon Mignolet (Liverpool), Jean-Francois Gillet (Torino)

 

Mbrojtësit: Toby Alderweireld (Southampton), Laurent Ciman (Standard Liege), Laurens De Bock (Club Bruges), Jason Denayer (Glasgow Celtic), Vincent Kompany (Manchester City), Nicolas Lombaerts (Zenit St Petersburg), Thomas Meunier (Club Bruges), Jan Vertonghen (Tottenham Hotspur)

 

Mesfushorët: Nacer Chadli (Tottenham Hotspur), Kevin De Bruyne (VfL Wolfsburg), Steven Defour (Anderlecht) Moussa Dembele (Tottenham Hotspur), Marouane Fellaini (Manchester United), Radja Nainggolan (AS Roma), Axel Witsel (Zenit St Petersburg)

 

Sulmuesit: Michy Batashuayi (Marseille), Christian Benteke (Aston Villa), Eden Hazard (Chelsea), Yannick Ferreira-Carrasco (AS Monaco) Romelu Lukaku (Everton), Dries Mertens (Napoli), Divock Origi (Lille)