Belgjika në epërsi minimale pas 45 minutave të para

Kanë përfunduar 45 minutat e para në sfidën Belgjikë – Kanada.

Belgët kanë shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi minimale 1-0.

Rastin më të mirë për të kaluar në epërsi e patën kanadezët, por në minutën e 10-të dështuan nga penalltia.

Ylli i Bayern Munich, Alphonso Davies mori përgjegjësinë dhe portieri Thibaut Courtois e priti penalltinë e tij.

Ndërkohë golin e vetëm për belgët e shënoi Michy Batshuayi në minutën e 44-të për 1-0. /Gazeta Olle/

Ylli pëson humbje nga Niners Chemnitz

Dardanët U19 barazojnë me Qipron në ndeshjen e fundit kualifikuese